Mesdita e sotme në “Big Brother Vip” ka vijuar me debate. Banorët janë mbledhur në oborrin e shtëpisë ku kanë shijuar rrezet e diellit, ndërsa nuk kanë munguar as provokimet. Ilnisa i thotë Françeskës së nuk po bën asgjë në shtëpi dhe “është në gjumë letargjik”.

Ndërsa kjo e fundit i është përgjigjur duke i thënë se edhe ajo nuk bën asgjë përveçse ndjek veprimet e saj nëpër shtëpi.

Pjesë nga debati:

Ilnisa: Në gjumë je ti moj o Françeska, gjumi jot është letargjik.

Françeska: Unë jam në gjumë?! Nëse quhet ky gjumë nuk e di. Po ik moj, një muhabet ke më shikon mua nga mbrapa, shikon kurrizin tim

Biseda e plotë në videon më poshtë: