Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Dua Lipa, ka publikuar datat dhe vendet ku do të promovojë albumin e saj më të ri “Radical Optimism”.

Pas suksesit të albumit “Future Nostalgia”, Dua pritet të publikojë së shpejti albumin e saj më të ri.

Përmes një postimi në Instagram, ajo njoftoi për vendet evropiane ku do të nisë turneun për albumin e saj “Radical Optimism”.

Më 5 qershor, Dua Lipa do të mbajë një koncert në Berlin të Gjermanisë, më datën 9 do të jetë në Kroaci pastaj më datën 12 dhe 13, ajo do të mbajë dy koncerte në Francë.