Gabriela Arapi, ish-konkurrentja e Për’puthen ka qenë e ftuar në “Mos i bjer me top” tek E Diell, ku u pyet edhe për deklaratën që ka bërë në Procesin Sportiv “do më pëlqente të lidhesha me Meritonin”.

Ajo shprehet se është e bindur që nëse do futej në BBV3, do tentonte të lidhej dhe Meritoni dhe beson se do ia dilte, pa e llogaritur Ilnisën.

Ronaldo Sharka: E zemë se ty të vjen një ftesë për konkurrente dhe bëhesh pjesë e asaj shtëpie, do tentoje të lidheshe me Meritonin edhe pse është i lidhur me Ilnisën.

Gabriela Arapi: Po do tentoja dhe besoj se do lidhesha sepse është pak natyrë e lëkundur dhe do ia kisha marrë vëmendjen.

Ronaldo Sharka: Nuk do e kishe fare problem Ilnisën?

Gabriela Arapi: Fare, kush është Ilnisa?