Procesi i rienergjizimit të PS-së, Rama në Balldren të Lezhës: Anëtarësime të reja përtej kufijve të vjetër politikë.

Kryeministri Edi Rama ka vijuar me procesin e rienergjizimit të Partisë Socialiste, ku ndalesa e radhës ka qenë në Balldre të Lezhës.

Në një postim në Facebook ai shkruan se sot vijoi me anëtarësime të reja përtej kufijve të vjetër politikë.
“Sot për procesin e rienergjizimit të PS, në Balldren, Lezhë, ku Organizata Socialiste 684 arriti një rezultat fitues në zgjedhjet vendore, falë zgjerimit të radhëve e fushatës së përbashkët me demokratë të ardhur në radhët tona, çka sot vijoi me anëtarësime të reja përtej kufijve të vjetër politikë”, shkruan Rama në Facebook.