Qeveria do të ndërmarrë një projekt pilot për nxitjen e pagesave dixhitale në tre qytete, Tiranë, Peshkopi dhe Përmet. Qeveria do mbushë llogaritë e 100 individëve me një vlerë prej 10 mijë lekësh në muaj me qëllim që të këto para ti shpenzojnë në platforma dixhitale. Gjithashtu do të lidhen partneritet me disa biznese që do të pranojnë të bëhen pjesë e këtij projekt piloti për të parë problematikat dhe ndërveprimet që sistemet kanë me bankat.
Pse duhet të ndërhyjë qeveria?
Ministrja e Shtetit për Sipërmarrjen dhe Klimën e Biznesit, Delina Ibrahimaj tregon arsyen.
“Kemi interes të reduktojmë cash në ekonomi e të vijojmë formalizimin dhe ky është një element komplementar i fiskalizimit. Nëse për pagesat biznes për biznes cdo gjë bëhet me bankë dhe është e kontrollueshme,për pagesat biznes individ vijon të kemi problematikat të përdorimit të cash dhe informalitet. Me këtë nxitje që do të japë qeveria do të mund të finalizojmë atë projektin tonë të fiskalizimit ku çdo gjë do të jetë elektronike, e thjesht për rbiznesin për ta shtyrë përpara progresin për inovacionin” tha ajo.
Këto u zbuluan në episodin e 6-të të sezonit të 3-të të të podkastin FLASIM, të kryeministrit Edi Rama. Në podkastin me temë “Celulari që bëhet kuletë” ishin të ftuar Idliri, Gejsi dhe Armandi, të cilët kanë krijuar aplikacinin ‘Reja’ që shkarkohet lehtësisht në telefona smart dhe i mundëson çdo individi të kryejë me lehtësi të gjitha pagesat nga shtëpia pa kosto shtesë.