Të gjithë politikanët kryesorë në vendin tonë perceptohen si pak të ndershëm dhe jo përfaqësues të qytetarëve.
Nga të dhënat e sondazhit të fundit, duket qartë se pavarësisht shifrave të pëlqyeshmërisë që kanë te qytetarët, Rama, Berisha, Basha dhe Meta, perceptimi për ndershmërinë e tyre nuk është në një nivel me pëlqyeshmërinë e tyre, por dukshëm më i ulët.
I njëjti konstatim vihet re edhe kur qytetarët pyeten për liderët e partive kryesore, nëse përfaqësojnë njerëz si ata.
Qartazi perceptimi i qytetarëve për përfaqësimin te liderët politikë, është i ulët e megjithatë pëlqyeshmëria për ta shumë herë më e lartë.