Një ditë pas takimit me 61 krerët e bashkive të vendit, në Shkodër, kryeministri Edi Rama ka nisur takimet me strukturat e Partisë Socialiste.

Në shoqërinë e kryebashkiakut Benet Beci, ai po zhvillon një takim me dyer të mbyllura me organizatat socialiste.

Ky takim vjen në kuadër rienergiizimit të PS-së, proces i nisur nga partia e majtë prej disa kohësh dhe që po zhvillohet në të gjithë vendin.

Të pranishëm në takimin e sotëm ishin dhe deputetet Agron Çela, Edona Bilali dhe Frrok Gjini.