Mediet e huaja të njohura në fushën e turizmit dhe udhëtimeve i kanë kushtuar një vëmendje të veçantë Shqipërisë, që u nderua pak ditë më parë zyrtarisht me titullin “Vendi i Nderit” i ITB – Berlin 2025, që është panairi më i madh në botë për turizmin.
Kryeministri Edi Rama ka publikuar foto nga të shkrimeve nga këto medie, teksa shkruan se është promovim shumë i mirë për vendin tonë që pritet të shënojë edhe këtë vit një rekord të ri të ardhjeve ndërkombëtare të turistëve.
“Shqipëria ka pushtuar kopertinat e mediave botërore, me titullin e sapo marrë në Panairin e Turizmit në Berlin, si “Vendi i Nderit 2025”, ku theksohet rritja turistike dhe modeli unik i mikpritjes shqiptare, një promovim shumë i mirë për vendin tonë që pritet të shënojë edhe këtë vit një rekord të ri të ardhjeve ndërkombëtare të turistëve”, shkruan Rama.