Kryeministri Edi Rama, njëherësh kryetar i Partisë Socialiste, deklaroi sot “se maxhornaca qeverisëse po punon për të garantuar pakthyeshmërinë e progresit në vend, ndaj tha ai “duhet të lëmë drejtësisë të bëjë punën e saj me çdo dru të shtrembër në radhët tona.

Në mbledhjen e Asamblesë Kombëtare të PS-së, Rama tha se “PS ka detyrën të jetë në lartësinë e kësaj kohe”.

“Të lëmë drejtësinë të bëjë punën e saj me çdo dru të shtrembër në radhët tona. Shyqyr që ja arritëm kësaj dite dhe të bëjmë punët tona të mëdha e të vogla që ta qeverisim më mirë në çdo drejtim e sektor këtë vend duke garantuar pakthyeshmërinë e progresit dhe modernizuar më tej shtetin”, tha Rama.

Kryeministri theksoi se maxhoranca po punon për të zgjeruar më tutje horizontin e mundësive për shqiptarët dhe ngushtuar më shumë hapësirat e korrupsionit, si dhe nxitur më shumë konkurrencën dhe meritokracinë për të fuqizuar hap pas hapi kapitalin njerëzor në sektorin publik e privat”.