Kryeministri Edi Rama është shprehur se Shqipëria tashmë duhet të fokusohet në përmirësim dhe modernizmin e ushtrisë, në një periudhë të pasigurt për botën në mesin e disa luftërave aktive, por edhe për të arritur standartet e NATO-s, si vend anëtar i saj.

Po ashtu, kryeministri tha se disa prona të braktisura të ushtrisë shqiptare, të cilat nuk shërbejnë më për funksione ushtarake, të vihen në funksion të turizmit dhe agroturizmit

“Sot e ardhmja e afërt është më premtuese asnjë herë tjetër dhe dua të ndalem edhe në një drejtim tjetër, ku duhet të fokusohemi fort për vitet që kemi drejtë Shqipërisë2030.

Rilindja e industrisë ushtarake.

Ushtria jonë bëhet rëndomtë objekt lajmesh dhe muhabetesh mediatike pa bereqet për nxjerrjen nga plani i përhapjes pronave dhe aseteve të degraduara, të pa nevojshme të pakuptimta që kanë mbetur si kokalla mbi tokë të kufomës së ushtrisë popullore së Enver Hoxhës i cili do të bënte luftë me superfuqitë.

Në dijeninë time plani i asaj lufte plani i saj lufte ka dështuar dhe mesa i njoh unë programet të gjitha partive në Shqipëri nuk di që ndonjë të ketë në plan ti hapë luftë gjithë botës.

Janë bërë abuzime të mëdha në vite patjetër me mënyrën se si janë përdorur nga ato prona që janë nxjerrë nga plani i përhapjes, por ama nuk rezulton që nga nxjerrja e tyre në vetvete të ketë ndodhur ndonjë hata për misionin e ushtrisë tonë.

Ashtu si kundër me rezulton që ka ende dhe prona të degraduara ushtarake të cilat nuk do i duhen kurrë një ushtrisë të NATO-s si e jona dhe janë shëmbëlltyra me kuptimplotë e një gjynahu të madh që nuk futen në shërbim të ekonomisë së turizmit dhe agroturizmit në radhë të parë, o edhe në shërbim të sektorëve të tjerë, po rrinë si fantazma sa në majë të malit sa afër bregdeteve tona.

Kam diskutuar me disa kryetar bashkisë jo të forcës tonë politike për të kërkuar mbrapsht investime nga emigrantët e atyre zonave në fushën e turizmit apo të agroturizmit”,- tha Rama.

“Sot ne duhet të investojmë më shumë në mbrotje si vend i NATO-S por ky është edhe një moment tjetër nga rrethanat që na janë krijuar, që na i imponon këtë për të bërë këtë, e për mendësinë e dhe standartet e NATOS- duke hapur kapitullin e investimeve private sic e kanë vërë të gjitha vendet që e shikojnë mbrojtjen si prioritet”,- shtoi ai.