Është shtyrë seanca për Sokol Mjaçaj, i dënuar me burgim të përjetshëm, i cili që prej 15 dhjetorit 2023 po vuan dënimin për vrasjen e 2 turistëve çekë në Shkodër në regjimin e posaçëm ’41 Bis’. Mësohet se seanca e sotme gjyqësore u shty pasi mungonte mbrojtja.

Mjacaj vuante dënimin në burgun e Peqinit, por ministri i Drejtësisë Ulsi Manja urdhëroi futjen e tij në “41 Bis”, pasi centonte sigurinë në burgun e Peqinit. Vet Mjacaj e kundërshtoi vendimin për vuajtjen e dënimit në regjimin e ashpër.

Kujtojmë se pak muaj më parë Sokol Mjacaj qëlloi me armë zjarri ndaj të burgosurve Indrit Shaqja dhe Arben Lleshi ku ky i fundit nuk mundi t’i mbijetojë plagëve të marra. Mjacaj mbajti peng nën kërcënimin e armës punonjësit e kuzhinës në institucionin e heqjes së lirisë, të cilët u liruan pas disa orësh me ndërhyrjen e forcave të shumta policore dhe RENEA.