Detaje të reja janë zbardhur në lidhje më vrasjen e 27-vjeçarit shqiptar i cili u regjistruar të shtunën në Itali. Mediat italiane kanë publikuar për mes një artikulli detaje nga jeta e Kasem Kasmit ku raportohet se i riu shqiptar kishte një jetë luksoze.

Ata më tej shtojnë se të riut i pëlqenin makinat luksoze, udhëtimet dhe kishte pasion detin. Në profilin e tij në Facebook disa foto tregojnë momente të jetës së 27-vjeçarit. Mediat italiane kanë veçar një udhëtim i fundit të viktimës në Pizë dhe një ditë me jaht në një det të pastër blu, pak metra larg bregut ku paraqitet jeta luksoze e shqitarit. Më tej mediat ialiane shtojnë se i riu shqiptar kishte pasion të mëdha makinat dhe motorët.

Përplasja mes bandave shqiptare në një lokali në qendër të Frosinones në Itali solli vdekjen e 27-vjeçarit dhe la tre të tjerë të plagosur, njëri prej të cilëve në gjendje të rëndë shëndetësore. Lidhur me ngjarjen është vënë në pranga një 23-vjeçar shqiptar, Mikea Zaka ndërsa janë shpallur në kërkim edhe tre të anëtarë të tjerë të bandës. I arrestuari akuzohet nga Prokuroria për veprën penale të vrasjes me paramendim dhe vrasjes së trefishtë të mbetur në tentativë.

Pista kryesore e hetimit është ajo e kontrollit të territorit mbi trafikun e drogës dhe të prostitucionit, dyshohet se është pista kryesore e përplasjes me armë që ndodhi mbrëmjen e djeshme në Frosinone të Italisë, ku një shqiptar humbi jetën dhe tre u plagosën. Lidhur me ngjarjen në pranga u vu një 23-vjeçar shqiptar, dëshmia e të cilit ka ngritur një pistë të re hetimi se pse ka ndodhur ngjarja e rëndë. Mikea Zaka thotë se me viktimën, 27-vjeçarin Kasen Kasmin kanë pasur një konflikt për një vajzë, ndërsa thekson se ai është sulmuar ndaj ka qëlluar për vetëmbrojtje.