Raportuesja për Shqipërinë në Parlamentin Eruopian, Isabel Santos deklaroi nga Tirana se është e keqardhur nga deklaratat e Athinës zyrtare për çështjen e Fredi Belerit.

“Jam e keq ardhur për këtë lloj deklaratë nga Greqia. Aq sa di autoritete gjyqësor epo bëjnë punën e tyre është një çështje që lidhte me zgjedhjet dhe diçka e keqe që është bërë, duke qenë se nuk është mbyllur nga organet gjyqësore ndaj duhet të presim vendimin e gjykatës.

Është një çështje në proces gjyqësor. Nëse të gjitha vendet do të sanksionin apo të bënin të tilla deklarata kur një shtetas i tyre përballet me një proces gjyqësor bota do të ishte e tmerrshme.

Do dalim në përfundim pasi të flasë drejtësia. Po e ndjek çështjen jam mjaft e vëmendshme ndaj kësaj çështje po i ndjek informacionet, por ajo që mund të thamë është se po pres për vendimin.’- tha Santos në Tiranë”,- tha Santos.

Çështja e Fredi Belerit ka acaruar marrëdhëniet mes Greqisë dhe Shqipërisë. Athina zyrtare bën presion Beleri të lirohet dhe të betohet si kryebashkiak i Himarës, ndërsa kryeministri Edi Rama ka bërë të qartë se s’do të ndërhyjë në çështjet e drejtësisë.