Reshjet e dëborës po krijojnë vështirësi në qarkullimin rrugor në disa zona të vendit.
Për këtë ministri i Brendshëm, Taulant Balla apeloi sot drejtuesit e automjeteve që të rrisin vigjilencën.
Balla ndau pamje nga puna që Policia e Shtetit, Autoriteti Rrugor Shqiptar dhe njësitë e qeverisjes vendore po kryejnë për garantimin e sigurisë, pastrimin dhe mbajtjen hapur të rrugëve.
Balla theksoi se, Policia e Shtetit, Autoriteti Rrugor Shqiptar dhe njësitë e qeverisjes vendore janë në krye të detyrës për garantimin e sigurisë, pastrimin dhe mbajtjen hapur të rrugëve.