Aktori Rezart Veleshnja ka postuar në Instagram një video të vjetër të rolit të tij në show-n humoristik “Portokalli”. Por mesa duket ai e ka hedhur këtë postim me qëllim që të thumbojë Ermal Mamaqin. Ai e akuzon aktorin, i cili vitet e fundit është bërë edhe regjisor, sikur ka kopjuar skenën e tij të humorit në filmin “Dy gisht mjaltë 2”.

Në skenë shfaqen Rezarti, Renada Caci dhe Bes Kallaku në një skenë me motorr, që duket se Ermali e ka kopjuar në film momentin kur Elvana Gjata është tek lavazhi. Në postim ai shkruan:

Ermal Mamaqi po të bëj dhe ty tag se i ke qejf këto skenat tona, ti akoma i praktikon. Më vjen mirë që jemi mentor për ty! Por sot në këto kohë që jetojmë vjedhja është art më vete!

Kujtojmë se, Rezart Veleshnja pas një roli të vogël që pati në filmin “2 Gisht Mjaltë”, bëri një postim në InstaStory ku i drejtohej Mamaqit me fjalët: “Më ke 8800 euro borxh, se 200 m’i dha; 9000 euro ishte roli im. Ermal, të falenderoj!”.