Gjykata e Posaçme rrëzon kërkesën e Albert alias Ilir Kupës, një nga anëtarët e bandës së “babagjyshërve”, për daljen nga sistemi “41 biss”.

Kupa u fut në këtë regjim dhjetorin e kaluar me urdhër të ministrit të Drejtësisë, pasi në qeli iu gjetën në qeli një orë e tipit “Smart Watch”, si dhe një aparat celular.

Kupa ka pretenduar se orën e kishte futur me komision e drejtorisë së burgjeve në ambientin ku vuan dënimin dhe e përdorte për të matur hapat.

Por ndryshe pretendojnë autoritetet, të cilat kanë dyshime se i dënuari me 25 vite burg mbante kontakt me jashtë.

Ilir Kupa u dënua nga Krimet e Rënda me 25 vite burg për 6 vepra penale, që kanë të bëjnë me një sërë për grabitjesh.