Raportuesja për Shqipërinë në Parlamentin e Bashkimit Europian, Isabel Santo ka deklaruar gjatë konferencës së saj për shtyp në Tiranë se SPAK ka bërë një punë të mirë.

Ajo e ka konsideruar një sinjal ndërkombëtar që Shqipëria mund të krijojë reforma kundër korrupsionit. Sakaq, ajo ka vlerësuar dhe lirinë e medias, duke e konsideruar frymëzuese për kohët që do të vijnë.

“Punë e mirë e SPAK-ut është një sinjal ndërkombëtar që Shqipëria mund të krijojë reforma kundër korrupsionit. Situata duhet të përmirësohet kur bëhet fjalë për mjedisin për gazetarët si dhe për transparencën e pronësisë dhe financimit të mediave.”