Ish-banorja e Big Brother VIP që doli pas konfrontimit fizik me Franceskën, ka rrëfyer sot në “Ftesë në 5” një anë shumë të errët të jetës së saj.

Sara rrëfeu mes lotësh se babai i saj nuk e ka kërkuar kurrë, por kur ishte 4 vjeç i ka sjellë diçka që e ka konsumuar dhe ka rrezikuar jetën. Kësaj ngjarje tronditëse Sara i faturon edhe sjelljen sot që është mosbesuese.

Sara tregoi se babai jo vetëm ka dashur ta rrëmbejë kur ka qenë fëmijë, por e ka përndjekur për 4 vite me radhë në rrjetet sociale.