Një sherr mes disa personave paraditen e sotme (11 mars) në qytetin e Fierit ka degraduar në përleshje fizike dhe më pas në përdorimin e thikës.

Raportohet se një nga personat e përfshirë në sherr ka nxjerrë thikën dhe ka goditur një 17-vjeçar.

Adoleshenti është dërguar me urgjencë në spital, por nuk ka arritur që t’i mbijetojë plagëve të marra duke ndërruar jetë.

Ende nuk dihet identiteti i viktimës dhe personave të tjerë të përfshirë në sherr! Ndërsa autorët dyshohet se janë dy vëllezër.

Një prej autorëve është arrestuar në vendngjarje nga uniformat blu, ndërsa tjeri është shpallur në kërkim.