Aktorja Julia Ilirjani ka rrëfyer vendimin për t’u ndarë nga ish-bashkëshorti, me të cilin ka edhe një vajzë, Renee.

Gjatë një bisede me aktoren Egla Ceno, banorja e Big Brother Vip tregoi se arsyeja e ndarjes nuk ishte as tradhtia dhe as dhuna apo mungesa e respektit.

Aktorja, e cila nuk tregoi arsyen e ndarjes, u shpreh se “kur shikon që ti do të vazhdosh të mos jesh e lumtur dhe kjo do të reflektohet tek fëmija, është më mirë që secili të shohë rrugëtimin e tij”.

“Arsyeja pse erdhi ndarja nuk është diçka kaq banale sa tradhtia, këndvështrimet ishin të ndryshme, por s’kanë qenë as dhunë, as ofendim, as mungesë respekti, as tradhti, asgjë nga këto që ndoshta janë të zakonshme në jetë dhe njerëzit mund ta kapërdijnë. Nëse do të ishte ndonjëra nga këto edhe mund ta kapërdija, nuk e di se si do të reagojë.

Është kollaj të thuash “nuk e fal tradhtinë”, se njeriu fal shumë për dashurinë, familjen. Por kur shikon që kjo gjë do të vazhdojë dhe nuk do të çojë askund, ti do të vazhdosh të jesh e palumtur dhe kjo do të reflektohet tek fëmija, është më mirë që secili të shohë rrugëtimin e tij”, tha aktorja.

Julia Ilirjani theksoi se nuk i ka folur kurrë keq vajzës së saj për të atin, duke shtuar se para ndarjes ka tentuar të ketë një fëmijë të dytë.

Ajo theksoi se nëse do të kishte mbetur shtatzënë, nuk do të ishte ndare nga ish-partneri.

“Nuk i kam folur kurrë keq vajzës për babain sepse unë zgjodha ta bëj fëmijën me atë. Nuk ishte një rastisi, por mbi të gjitha zgjodha të bëj fëmijë me të. Fëmija nuk bëhet me këdo, do e kesh gjithë jetën. Nuk është aventurë, kam qenë 28-vjeçe, por kam zgjedhur që babai i fëmijës tim, të ishte ai që ishte. Para se të ndahesha bëra edhe një tentativë të fundit të bëja edhe një fëmijë të dytë, në një farë mënyre sfidova veten duke thënë “nëse do mbetem sërish shtatzënë, nuk do të ndahem me këtë njeri”, u shpreh Julia Ilirjani.