Presidenti amerikan Joe Biden ka njoftuar se qeveria amerikane do të mundësojë financimin për rindërtimin e urës Francis Scott Key në Baltimore pasi ajo u shemb në orët e para të mëngjesit.

“Ne do të dërgojmë të gjitha burimet federale që u nevojiten ndërsa do t’i përgjigjemi kësaj urgjence. Dua të them të gjitha burimet federale ne do ta rindërtojmë atë port së bashku. Gjithçka deri më tani tregon se ky ishte një aksident i tmerrshëm. Për momentin, ne nuk kemi asnjë tregues tjetër, asnjë arsye tjetër për të besuar se këtu ka ndonjë veprim të qëllimshëm,” tha Biden.

Sipas Shtëpisë së Bardhë, Biden u takua me anëtarë të lartë të ekipit të tij për një konferencë të martën dhe i udhëzoi zyrtarët të sigurojnë që të gjitha burimet federale të vihen në dispozicion për të ndihmuar në përpjekjet e vazhdueshme të kërkimit dhe shpëtimit.

Një anije me kontejnerë u përplas në urë herët në mëngjesin e së martës, duke bërë që struktura të shkërmoqet brenda pak sekondash. Përplasja dërgoi disa automjete që udhëtonin në Interstate 695 në ujë, duke nxitur një kërkim për të mbijetuar në lumin Patapsco dhe mbylljen e Portit të Baltimores.