Një shpërthim i fortë ka ndodhur në një magazinë në ndërtim në Lushnjë, ndërsa raportohet se disa persona janë plagosur, mes tyre edhe deputeti i PS, Bujar Çela.

Dyshohet se gjatë punës në fabrikë një vinç ka prekur linjën e tensionit të lartë dhe për rrjedhojë ka pasur një shpërthim.

Në vendin e ngjarjes ka shkuar edhe ministri i Brendshëm Taulant Balla. Po ashtu të pranishëm janë edhe forcat e policisë, ambulanca dhe zjarrfikëset ndodhen në vendngjarje.