Një nga të plagosurit e shpërthimit të fortë në magazinën në Lushnjë është edhe djali i viktimës, Roland Hoxha.

Kujtomë se një shpërthim i fuqishëm u regjistrua ditën e sotme në një magazine në ndërtim në Lushnje, e cila ishte në pronësi të deputetit të PS, Bujar Çela. Nga ky shpërthim u regjistrua një vitkimë dhe disa të plagosur, mes tyre dhe vetë deputeti Çela. Ky i fundit iu nënshtrua një ndërhyrjeje kirurgjikale, ndërsa u raportua se disa të plagosur u transportuan drejt spitalit të Traumës në Tiranë. Paraprakisht dyshohet se shkak për shpërthimin është bërë një vinç që ka prekur linjën e tensionit të lartë.