Moderatorja e njohur Bora Zemani, ka zbuluar pasditen e sotme emisionin e saj më të ri ‘Cherry on Top’.
Pas emisionit ‘DWTS’ dhe ‘Përputhen’, Bora vjen këtë herë tërësisht ndryshe.
Emisioni i cili do të transmetohet të premteve në Top Channel, do të ketë të bëjë me rrëfime personale, shumë histori interesante, thashetheme, dhe pak muzikë…
“E premtja ora 21:00 prej dy vitesh ka qene momenti im i preferuar! Jam e lumtur t’ju them se do te shihemi shume shpejt ne nje program ku do te jene pjese te gjithe e gjithcka. Nga xixat e DWTS tek ngjyrat e @cherryontop.tch”, shkruan ajo.