Një skandal i madh ka shpërthyer në Qipro, ku murgjit e një Manastirit të Shën Avvakumit në fshatin Fterikoudi akuzohen për abuzim. Kisha e Qipros po tenton ta zgjidhi skandalin me murgjit brenda për brenda familjes së besimit. Murgjit ndjenin se kishin kontroll të plotë mbi mjedisin në të cilin jetonin dhe nuk i fikën kamerat që filmonin gjithçka.
Skandalet kanë të bëjnë me biseda dhe akte përgjimi mes murgjve dhe deri në akte seksuale. Kamerat kanë filmuar takimet seksuale brenda ambienteve të manastirit. Fillmisht skandalet e tyre u përhapën si thashetheme dhe më pas Mitropoliti i Tamaosos dhe Orenit vendosi të kryejë një investigim, e cila u krye në mënyrë të befasishme dhe u morën videot.
Murgjit fillimisht përgënjeshtruan, por kur kuptuan se ishin marrë videot dhe regjistrimet nuk mund të mohonin më pas asgjë.
Skandali i tyre nuk kishte të bënte vetëm me akte seksuale, por me gjithë funksionimin e manastirit. Shumë njerëz vinin në manastir për të nderuar ikonat, për të cilat murgjit i thoshin se pikonte mirra prej tyre që ishte çudibërëse për sëmundje të ndryshme. Mirëpo ata kishin krijuar një mekanizëm përmes një ene që nuk dukej që bënte të dilte mirrë nga ikonat.