Gjatë një debati mes Ilnisës dhe Eglës, Ilnisa i ka përmendur aktores faktin se ajo nuk është bërë akoma nënë. Egla e ka marrë situatën me mjaft sportivitet duke i thënë gazetares se mund të bëjë fëmijë kur të dalë nga BBV3.

Ilnisa: S’ta ka dhënë Zoti mundësinë të kesh fëmijë.

Egla: Gjuha e trupit flet gjithçka.

Ilnisa: Sa e bukur është kjo mundësi.

Egla: Mund të kem kur të dal, s’më ka ardhur akoma qejfi për të pasur.

Ilnisa: Uroj shumë.

Kujtojmë se kjo ngjarje është përsëritur edhe më parë nga ana e Rozës kundrejt Eglës. E lodhur nga “bullizmi” i Eglës, Roza Lati i kërkoi aktores që të mos i drejtohet vajzave me gjuhë ofenduese duke i thënë “ke fëmijë ti?”. Egla nuk e ka pritur aspak mirë këtë koment dhe e quajti prezantuesen një femër kokëboshe dhe budallaqe.