Prestigjozja britanike “The Guardian” i ja dedikuar një artikull disa aktiviteteve të veçanta të cilat mund të kryhen në vende të ndryshme të Europës. Artikulli përfshin aktivitete si ecja, noti, kalërimi apo lyerja e trupit etj. Ndër vendet europiane që artikulli përmend dhe sugjeron, është dhe Shqipëria, e konretisht për vendin tonë “The Guardian” sugjeron udhëtime në shtigjet e lashta malore me kuaj. Artikulli shton se kalorësit eksplorojnë kodrat, luginat dhe pyjet, fshatrat mesjetare, kështjellat e rrënuara dhe manastiret bizantine.

Pjesa për Shqipërinë nga artikulli i “The Guardian”:

Hipur në kalë në Shqipëri

Equus Journeys kryen shëtitje në shtigje me kalë në të gjithë Evropën (dhe botën), që synojnë kalorës aventureske dhe të nivelit mesatar. Kalorësit lëvizin pothuajse çdo ditë, duke kampuar ose duke qëndruar në akomodim të thjeshtë. Udhëtimet variojnë nga pushimet e shkurtra në Irlandë deri në tetë ditë ecje nëpër Islandë.

Në udhëtimin e Shtigjeve të Lashta Malore në Shqipëri, kalorësit eksplorojnë kodrat, luginat dhe pyjet, fshatrat mesjetare, kështjellat e rrënuara dhe manastiret bizantine. Udhëtimi fillon dhe përfundon në qytetin e Gjirokastrës të listuar në Unesco dhe netët kalohen në shtëpi, duke gatuar dhe ngrënë me familjet vendase.

Veç Shqipërisë, vendet e tjera që sugjerohen në artikull janë alpet italiane, vendet malore suedeze, liqenet finlandeze “për të gjetur lumturinë e qetë”, siç thuhet në artikull. Vende të tjera që listohen janë Kroacia, Portofino dhe Elba të dyja të Italisë, lundrimi në lumenj në Francë, pyjet e Polonisë, fjordet e Norvegjisë, ecja në majat malore të Spanjës, sërf në Portugali apo arti i vizatimit të trupit në ishujt Lofoten.