Një pikë e nxehtë për pushime po rritet në popullaritet falë çmimeve të lira, peizazheve të mahnitshme dhe historisë magjepsëse, shkruan media britanike “The Sun”, duke iu referuar Shqipërisë.

Ndërsa vende si Spanja dhe Greqia kanë qenë ndër destinacionet e preferuara të britanikëve prej vitesh, vendi europian shpesh është anashkaluar.

Shqipëria është një vend që shpesh nuk ka qënë në radar, pavarësisht historisë së saj magjepsëse, peizazheve të mahnitshme natyrore dhe plazheve me ujë të pastër kristal.

Edhe pse më parë nuk është vënbë re nha një pjesë e madhe e pushuesve britanikë, Shqipëria ka ardhur duke u rritur në popullaritet vitet e fundit.

Sipas të dhënave të Bordit Turistik Shqiptar, vendi priti 8.3 milionë vizitorë në vitin 2023, që ishte një rritje prej 4 milionë krahasuar me një vit më parë.

Ndërsa shumica e pushuesve dynden në Ksamil, Himarë dhe Sarandë në Rivierën Shqiptare, kryeqyteti i vendit, Tirana po rritet gjithashtu në popullaritet falë çmimeve të përballueshme.

Tirana ka disa nga birrat më të lira në Evropë, shkruan “The Sun”, me një krikëll mesatare që kushton 2.06 paund. Jo vetëm birrat janë të lira, pushuesit mund të konsumojnë një vakt ushqimor me tre pjata për 20,63 paund për person.

Ushqimi tradicionale

Një nga gatimet kombëtare të vendit është Tava e kosit, një pjatë me mish qengji të pjekur dhe oriz, e shërbyer me një salcë kosi të aromatizuar.

Pjata të tjera tradicionale përfshijnë Byrekun, i bërë me peta të holla brumi, mbushur me një sërë përbërësish, si djathi, spinaqi, mishi etj. Ka dhe Pispili, bukë mistri e mbushur me presh, djath, qepë të njoma dhe spinaq. Për diçka pak më të ëmbël, pushuesit duhet të provojnë Trileçen, një puding i pjekur me tre lloje të ndryshme qumështi. Përveç ushqimeve dhe pijeve, ka shumë gjëra për të bërë në kryeqytet.

Muzetë magjepsës

Një nga ato vende është Bunk’Art 1 – një bunker masiv i Luftës së Ftohtë i kthyer në muze.

Diktatori komunist Enver Hoxha ndërtoi pallatin e madh pesëkatësh të nëndheshëm për të mbrojtur veten dhe zyrtarët e tjerë të lartë në vitet 1970.

Bunkeri u hap si një atraksion turistik në vitin 2014 dhe tani strehon ekspozita të historisë moderne, si dhe pjesë të artit bashkëkohor.

Ekziston edhe Bunk’Art 2, i cili u hap kohët e fundit dhe mbulon historinë e Ministrisë Shqiptare.

Një tjetër atraksion i njohur turistik është teleferiku, i cili ndodhet vetëm 15 minuta nga qendra e qytetit.

Dajti Ekspres është teleferiku më i gjatë në Ballkan dhe u jep pushuesve pamje nga i gjithë qyteti. Opsion i mirë është edhe Sheshi Skënderbej.

Fluturimet nga Londra në Tiranë zgjasin afërsisht tre orë.

Akomodimi është gjithashtu i lirë, me një natë që kushton mesatarisht 38 paund për një natë, sipas hulumtimit nga eurochange. Ryanair kryen fluturime direkte nga Londra në Tiranë, me fluturime që fillojnë nga 15 paund në një drejtim./ The Sun