I ekstraduari nga Dubai, Bruno Çobo ka dalë ditën e sotmë para para Gjykatës së Posaçme një ditë pasi erdhi në Shqipëri. Ndaj Çobos u vendos masa e arrestit në burg në mungesë pasi akuzohet për përfshirje në rrjeti kriminal ku mashtruan për disa italianë për mes callcenter-ave ku përfituan 4.7 milion euro.
Çobo gjatë fjalës së tij para Gjykatës hodhi poshtë deklarimet e ministrit të Brendshëm, Taulant Balla që tha se ishte ekstraduar përmes procedurës së thjeshtuar. Ai u shpreh se ka udhëtuar i vetëm me vendimin për t’u vetëdorëzuar.
“Erdha me këmbët e mia në Shqipëri. Nuk më ka shoqëruar asnjë autoritet i Emirateve apo Dubait. Erdha në Rinas dhe në pikën e kalimit, iu komunikova se kush jam dhe cili ishte qëllimi i ardhjes time. U njoftuan shërbimet dhe më shoqëruan. Madje më ngjitën në avion edhe njëherë,” u shpreh Çobo.
Bruno Çobo u ekstradua dje nga Dubai drejt Shqipërisë. Kanë qënë bashkëpunimi dhe marrëveshjet e ministrit të Brendshëm Taulant Balla me homologët në Dubai që i kanë dhënë dritën jeshile për ekstradimin e personave që kërkohen nga drejtësia në Shqipëri dhe fshiheshin prej kohësh në Dubai. Çobo akuzohet nga SPAK se në bashkëpunim me 16 persona të tjerë kanë arritur që të mashtrojnë mijëra qytetarë italianë duke përfituar miliona euro.