Këngëtari i njohur Egit Doda dhe bashkëshortja e tij Klea Huta së fundmi janë shndërruar në qendër të vëmendjes së medias rozë, për shkak të disa deklaratave të Meriton Mjekiqit dhe Romeo Veshaj në shtëpinë e “BBVIP”.

“Ti merresh me gratë e shokëve jashtë jo unë bobi”, ishte deklarata e moderatorit që bëri bujë në rrjetet sociale, duke nënkuptuar çiftin e njohur të shoëbizit shqiptar, Egliti dhe Klea.

“Po flet me Elgitin dhe Klean? Do japësh llogari kur të dalësh jashtë”, ia ktheu Romeo.

Megjithatë së fundmi mesa duket rreth kësaj deklarate ka reaguar edhe vetë moderatorja.

Ajo ka ndarë me ndjekësit disa foto të bëra në 2016 me Egitin, kur kishin vetëm një muaj që ishin lidhur së bashku, duke iu dhënë fund lajmeve se ajo mund të ketë pasur diçka me Romeon.