Albano Bogdo ka nisur eksperiencën e tij të re në Fermën Vip, e cila do të transmetohet ekskluzivisht çdo të hënë dhe të premte në Vizion Plus në orën 21:00, dhe 24 orë në 24 në dy kanale të dedikuara në Tring 1 dhe Tring 2.
Albano tha se e sheh këtë format si mundësi që të gjithë personazhet publikë të japin shembullin e tyre më të mirë.
Ndërsa shtoi se kjo pjesëmarrje është një plotësim ëndrre, pasi punët e fshatit janë pjesë e dëshirave të tij.
“Të kem një shtëpi private në fshat, të merrem me kafshë edhe me mbjellje specash, është ëndrra e jetës time. Është shembulli më i bukur nga të gjithë të merresh me punët më të rëndomta që janë në bujqësi dhe blegtori. Ne si njerëz publikë e kemi për detyrë të jemi kompas në moralin e shoqërisë në qoftë se nuk jemi, gjynah që nuk jemi njerëz publikë., Unë këtë format e ndije si pjesë plotësuese të karakterit tim, dhe karakterin tim e ndiej si pjesë plotësuese të këtij formati”, tha Albano Bogdo.