Media TB24 ka publikuar pamje dramatike nga sulmi terrorist në Moskë.

Disa burra të armatosur dhe të veshur me rroba ushtarake kanë hyrë në një sallë, duke shkaktuar frikë dhe tmerr tek të pranishmit.

Burrat më pas morën një grua dhe një burrë nga salla. Gruaja e marrë peng dëgjohet teksa ulëret.

Pamjet janë të vërtetë të rënda. Nga sulmi humbën jetën së paku 137 persona, mes tyre 3 fëmijë.