Interi fitoi 0-1 kundër Bolognas për raundin e 28-të në Serie A. Në “Dall’Ara” vendosi goli i Bisseck në minutën e 37-të.

Krosimi i Bastoni u zhfrytëzua mirë nga Bisseck që i dha kështu tri pikë Interit në ditëlindjen e 116-të. Në këtë duel Kristjan Asllani luajti 30 minuta si zëvendësues i Calhanoglu.

Mesfushori i Kombëtares feston sot ditëlindjen e 22-të. Me 75 pikë Interi kryeson renditjen, 18 pikë më shumë se Juventusi (-1 ndeshje) ndjekës.