Publikohet videoja e plagosjes së kuzhinierit shqiptar me thikë në Selanik. Mediat greke kanë bërë publike pamjet, ku duket shqiptari që goditet me thikë në pjesën e barkut në restorant nga një klient.

Në momentin kur qëllohet ka qenë vetëm bashkëshortja e tij që po e mbronte nga agresori, i cili më pas u largua nga restoranti. Fillimisht klienti agresor ka bërë porosinë dhe më pas ka qenë dhe skena e plagosjes, kur fillimisht kanë debatuar klienti me kuzhinierin shqiptar.

Më pas klienti merr thikën e kuzhinës dhe qëllon shqiptarin në stomak.

Kuzhinieri në dëshminë e tij më pas tregoi se klienti agresor vinte prej 5 vitesh në atë restorant. Ai porositi diçka të lehtë për të ngrënë , më pas kur erdhi porosia ai mbeti i pakënaqur dhe filloi debati. Klienti u ankua, kapi me pas thikën dhe godet në pjesën e poshtme.

Shqiptari iu nënshtrua më pas një operacioni në spitalin e Selanikut. I pandehuri në rrëfimin e tij thotë se nuk e ka idenë se si iu gjet arma në dorë dhe se atë ditë kishte pirë shumë. Ndërsa avokati i kuzhinierit tha për mediat greke se nëse gruaja nuk do ta qetësonte disi ai do ta godiste kuzhinierin për herë të dytë me thikë.

VIDEO: https://videosh.duckdns.org/YouPHPTube/video/865/greqi-plagosja-e-kuzhinierit-shqiptar-me-thike-publikohen-pamjet-klientit-nuk-i-pelqeu-pjata?channelName=Shqiptarja1