Finalja e SEC (Konferenca Juglindore) e NCAA pa një nga përleshjet më masive që ka parë basketbolli i femrave në SHBA kohët e fundit.

Në çerekun e katërt të lojës, që Karolina e Jugut po fitonte 79-72 kundër LSU, Kamilla Cardoso mbajti dhe shtyu Flau’jae Johnson. Kaq mjaftoi…

Në atë moment, lojtaret e të dyja skuadrave, përfshirë edhe zëvendësueset që dolën nga pankina, u përballën me njëri-tjetrin në një përleshje që përfundoi me përjashtimin e gjashtë lojtareve.

Lojtaret e dëbuar ishin Cardoso, Chloe Kitts, Tessa Johnson dhe Sakima Walker nga Karolina e Jugut dhe Aalyah Del Rosario dhe Janae Kent nga LSU.

Vëllai i Flau’jae Johnson u hodh nga tribuna në fushë dhe debatoi shkurtimisht me Kamilla Cardoso, përpara se të shoqërohej nga oficerët e policisë. Ai nuk u arrestua.

“Unë do të doja të kërkoja faljen time të sinqertë për veprimet e mia gjatë ndeshjes së sotme. Sjellja ime nuk ishte përfaqësuese e asaj që jam si person, ose programi i Karolinës së Jugut. Unë marr përgjegjësinë e plotë për veprimet e mia,” kërkoi falje Kamilla Cardoso.