Gjatë një bisede me banorët mbrëmë në oborr, Erjola Doçi ka zbuluar për ndërhyrjen që ka bërë në gjoks. Moderatorja e njohur tregon se ka hequr dhjamë në bark dhe e ka vendosur në gjoks.
Ishte Romeo Veshaj ai që e pyeti nëse ka bërë gjoksin dhe Erjola tha ‘po, ka 8 muaj’.
Romeo: Gjoksin e ke bërë?
Erjola: Kam shtuar një masë me dhjamë, e kam thënë
Romeo: Aaa me dhjamë
Françeska: Si me dhjamë?
Romeo: Mendova se ishte me proteza
Erjola: E hoqa këtu dhe e futa këtu
Françeska: Me vërtetë? Pse bëhet ashtu?
Erjola: Nuk e di ti
Françeska: Jo, nuk i di këto gjëra unë
Erjola: Po ja po ta them unë
Françeska: Domethënë nuk i ke false?
Erjola: Jo. Ngaqë u dobësova shumë, që mu thaftë goja që hëngra për së dyti, kisha një problem unë. Një numër bën diferencën. Ti më ke parë edhe në verë, unë kam pasur gjithmonë. Ka 8 muaj, por nuk e kam problem e kam thënë edhe publikisht. E kam rritur një masë.