Granada po fiton 1-0 kundër Real Sociedad për raundin e 28-të në La Liga. Golin për vendasit e shënoi Myrto Uzuni në minutën e 21-të nga penalltia.

Beratasi nuk gaboi përballë Remiro dhe gjeti golin e tetë këtë sezon në La Liga.

Festë me “shqiponjë” për 27-vjeçarin që kërkohet nga Sevilla dhe Real Betis në merkato.