Kryeministri Edi Rama mblodhi sot në Shkodër kabinetin qeveritar dhe kryetarët e Bashkive për një takim punës mes qeverisë dhe bashkive për arritjet dhe problematikat.

“Në Shkodër për detyrat e shtëpisë”, shkroi Rama në rrjetet sociale teksa ndau pamje nga takimi i sotëm.

Gjatë këtij takimi pune me dyer të mbyllura, u diskutua për pritshmëritë, objektivat dhe angazhimet e përbashkëta në shërbim të qytetarëve.

Në fokus të diskutimeve ishin shëndetësia, arsimi, bujqësia, siguria, financat e deri tek infrastruktura, pronat dhe burimet njerëzore.