Kryeministri Edi Rama ndodhet sot në Pogradec, për procesin e rienergjizimit të PS me Organizatat Socialiste, i cili vijon me anëtarësime të reja.
Rama: Rienergjizimi i PS, një proces që lidhet edhe më një kontekst tjetër, sot Shqipëria ka hapur një portë të re, është në fazë tjetër të rrugëtimit të saj, ndërkohë që ky progres kërkon garanci dhe fuqi për të vazhduar më tutje dhe për të qenë më i thellë. Na duhet ta fuqizojmë dhe ta hapim, më shumë dhe më mirë se çdo herë të përpiqemi që hapja të jetë më funksionale, përmes çdo organizate.
Shumë të dhëna të zgjedhjeve të fundit dhe mënyra se si gjërat po zhvillohen janë arsye më shumë për të synuar që t’u japim njerëzve, edhe atyre që i kemi në të njëjtën lagje apo godinë banimi dhe që kanë qenë nga ana tjetër e PS.
Vota nuk është biletë për stadium, për të shkuar dhe për të bërë tifozllëk dhe nuk është një çështje zemre me symbyllur ndaj realitetit dhe me mendjen e fjetur për të mos kuptuar se çfarë të vlen më shumë.
Ne po e bëjmë këtë sepse na duhet të krijojmë kushtet optimale të ndjerjes së njerëzve të përfshirë dhe të angazhuar. Kjo na jep mundësinë që t’i bëjmë vetë më shumë fuqi. Pogradeci, shembull kuptimplotë i faktit që PS është larg të qeni e pagabueshme apo e papërmirësueshme. Kur i beson PS, ti ke garanci që do ketë ndryshime pozitive. Ky është fakt.
Shqipëria është në një fazë transformimi historik. Nëse përmbyllet si duhet, nuk ka kthim mbrapa. Shkohet në një nivel dhe synohet për një tjetër. PS duhet më e fortë se asnjë herë tjetër. Për ekonominë dhe drejtësinë është hapur porta e re, por ka një rrugë për të përshkruar. Porta nuk mbyllet pasi na kthen mbrapa. Pozicioni i tanishëm i Shqipërisë është më i miri që ka qenë ndonjëherë.