Autori i dyshuar për vrasjen e Ardian Nikulajt, Ruben Saraiva ka mbërritur në Gjykatën e Lezhës ku do të zhvillohet seanca gjyqësore në lidhje me kërkesën e bërë prej tij për zëvendësimin e masës së sigurisë. Në kërkesën e tij portugezi kërkoi lirinë ndërsa autori ështëe shoqëruar nën masa të rrepat sigurie në ambientet e gjyqit.

28-vjeçari portugez u ekstradua në Shqipëri me 31 dhjetor të 2023 dhe akuzohet për veprat penale “Vrasja për gjakmarrje” dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve, armëve shpërthyese dhe municionit”.

SI NDODHI VRASJA?

Ardian Nikulaj u vra më 19 prill brenda lokalit të tij në Shëngjin. Porositës dhe organizator është Edmond Haxhia i cili ka rënë në pranga, së bashku me tre britanikë Thomas Mithan, Steve Hunt dhe Harriet Bridgeman. Të katër këta janë prangosur, pasi autoritetet britanike kanë pranuar si të ligjshme kërkesën e bërë nga Policia e Shtetit. Për këtë ngjarje mbetet në kërkim Harry Simpson, i akuzuar gjithashtu si bashkëpunëtor.

Ruben Saravia iku nga Shqipëria përmes Doganës së Kapshticës, bashkë me britanikun Harry Simson, në drejtim të Greqisë. Nuk dihet se çfarë rruge ka ndjekur portugezi për të mbërritur deri në Marok. Britanikët dyshohet se kanë qenë informatorë, ata kanë qëndruar pikërisht në resortin në pronësi të biznesmenit Ardian Nikulaj dhe sipas hetuesve, ata kanë vëzhguar për ditë me radhë lëvizjet e tij dhe të stafit, të cilat më pas ia raportonin portugezit Ruben Saraiva.