Ina Zhupa dhe deputeti Plarent Ndreca janë përplasur sot në komisionin për Sterizimet.
Diksutimi:
Ina Zhupa: Çështjet shëndetësisë janë sensitive. Ndreca ju pranuat që ishit avokat i një prej personave të përfshirë në aferë, pra jeni në konflikt interesi. Le t’i drejtohemi SPAK dhe të pyesim nëse Ndreca ka qenë ndonjeherë avokat. PS ka mjaftueshëm resurs për të qenë nënkryetar të komisionit nëse Ndreca është në konflikt interesi.
Plarent Ndreca: Nuk e kuptoj insistimin për emrin dhe prezencën time. Nuk di ku e keni merakun, por duhet ta marri mendja që profesionalisht jam më i aftë se ty për të kuptuar situatën. Vetëm nga ty nuk pres këshilla.
Vokshi: Nuk ju lejoj me këtë fjalë?
Ndreca: Si në çfarë mënyrë?
Vokshi: Do ju heq fjalën!
Ndreca: Ti nuk e kupton fare se çfarë është fjala etike.