Me një kapacitet prej 810 të burgosur në IEVP Fier, 119 të dënuar kanë përfituar nga Amnistia Penale duke u liruar nga burgu, ndërkohë që për 311 të dënuar të tjerë kanë përfituar nga ulja e dënimit. Sipas drejtuesit të IEVP FIER Ervin Bushi në një konference për mediat, ka dhënë detaje nga procedurat për lirimin e të dënuarve që përfitojnë nga kjo amnisti.
Nga institucioni i vuajtjes se dënimit në Fier në orën 13:00 ka nisur lirimi i 119 të burgosurve. Pjesa me e madhe e të dënuarve që përfitojnë nga kjo amnisti në IEVP Fier janë dënuar për vepra penale si “prodhim dhe shitje narkotikesh”, “Vjedhje”, “Dhunë në familje”, “Dhënie ndihme i kalimit te paligjshëm të kufirit”, “Armëmbajtje pa leje” etj . 119 të dënuarit që lirohen sot nga IEVP Fier përfituan amnistinë pasi u kishte mbetur nga 1 vit e 5 muaj dënim.
Sipas deklaratës së drejtorit të burgut Fier referuar procedurave të amnistisë, nuk përfitojnë ata që janë të dënuar me burg përjetë, ata që i shmangen dhe i janë shmangur drejtësisë, as ulje dhe as nga amnistia, nuk do përfitojnë ata të dënuar nga Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar që ka të bëjë me emra të njohur edhe politikanësh deputetë e ministra si Beleri, Bllako e Koka.