Kryeministri Edi Rama ka reaguar me rastin e 15-vjetorit të anëtarësimit të Shqipërisë në NATO.
Në një postim në rrjetet sociale, Rama shkruan se Shqipëria kontribuon si aleat dijnitoz për sigurinë e përbashkët, teksa ka ndarë edhe një video nga Forcat e Armatosura dhe momente të tjera të vendit tonë në Aleancë.
“15 vjet nga anëtarësimi i Shqipërisë në NATO, aleancës më të rëndësishme ushtarake ku vendi ynë kontribuon si aleat dinjitoz për lirinë dhe sigurinë e përbashkët”, shkruan Rama.