Pak ditë më parë është bërë me dije se do të ketë një hyrje të re në formatin e ‘Big Brother Vip3’.  ‘Prime’ i së martës do të jetë një natë plot me surpriza, emocion ku gjithashtu do të bëhet pjesë e formatit dhe një konkurrent i ri, identiteti i të cilit përgjatë këtyre ditëve ka qenë i pazbuluar.

Burime për Iconstyle kanë zbuluar identitetin e personit në fjalë, i cili ditën e djeshme u shfaq në një intervistë në ‘Fan Club’ por u prezantua i maskuar. Bëhet fjalë për Amarildo Delia, me profesion animator dhe moderator.

Gjatë intervistës së zhvilluar ditën e djeshme,ai tha ndër të tjera se është i hapur për të bërë aleanca, më së shumti me Romeon.