Mjaft e qetë, artistja nuk iu kundërpërgjigj me dhunë konkurrentes por vazhdoi duke shijuar verën.
Debati mes vajzave filloi për shkak të akuzave të Elsës se modelja po i ngatërronte të gjithë konkurrentët me njëri-tjetrin.
“Po ik moj injorante që je 50 e sa vjeçe dhe vjen e më del mua me c*ca jashtë e gjera të tjera” – iu përgjigj Rigelsa e acaruar, ndërsa i tha këngëtares “nuk ke shans që ti të flasësh për mua dhe të më kritikosh dhe asgjë, je zero”.
Debati:
Elsa: Rigelsa qëndro kështu siç je se nuk ka problem për ty
Rigelsa: Fol drejtë pra
Elsa: Çfarë shikimi ka bërë!
Rigelsa: Hë pra fol
Elsa qesh me të madhe
Elsa: Ua çfarë shikimi ke bërë
Rigelsa e godet me shishe këngëtaren
Rigelsa: Nuk qetësohem unë. Fol ku e ke problemin?
Elsa: Problemin që ndave një ferr të tërë
Rigelsa: Unë i ndava! Po ik moj injorante që je 50 e sa vjeçe dhe vjen e më del mua me c*ca jashtë e gjera të tjera. Ku qenka problem për mua se ke vajzë vetë. Turp të kesh
Elsa: Turp të kesh ti që ndave të gjithë
Rigelsa: Kë ndava unë moj? Unë kam qenë në punën time gjatë gjithë kohës
Elsa: Unë isha në prime me ty dhe e kuptova se kush ishe
Rigelsa: Nuk ka shans që ti të flasësh për mua dhe të më kritikosh dhe asgjë, je zero (vajzat fillojnë të flasin italisht)