Argita Berisha, vajza e Sali Berishës dhe gruaja e Jamarbër Malltezit, të dy në arrest shtëpie nga SPAK për akuzat lidhur me aferën “Partizani”, po drejton protestën te Bashkia e Tiranës.
Ajo që bie në sy, përveç Argita Malltezit që shfaqet në krye të protestës, është fakti se ka pjesëmarrjen më të ulët, ndërkohë që pjesëmarrësit janë të njëjtët me protestuesit që shfaqen çdo pasdite poshtë dritares së shtëpisë së Sali Berishës.