Punonjësit e Policisë vijojnë angazhimin në përmbushjen e detyrimeve për garantimin e sigurisë së jetës, por edhe për t’i ardhur në ndihmë komunitetit.

Ministri i Brendshëm, Taulant Balla ndau sot në rrjetet sociale momente nga puna e punonjësve të Policisë Rrugore në Tiranë në shërbim të komunitetit.

“Gjatë shërbimit në rrugët e kryeqytetit punonjësit e Komisariatit të Policisë Rrugore kanë gjetur një aparat celular, i cili pas identifikimit i është kthyer të zotit”, u shpreh ministri.

Po ashtu, Balla bëri të ditur se punonjësit e policisë kanë gjetur edhe një portofol me një shumë parash e dokumenta personale dhe ja kanë kthyer të zotit.