Portugezi zbuloi, se Bernardo Silva e kishte pyetur për jetën në Barcelonë, duke lënë të kuptohet, se ai do të ishte i interesuar për një lëvizje të mundshme në La Liga.
“Nëse do të isha drejtor sportiv për një ditë, do të sillja Bernardo Silvën, pa dyshim. E keni parë si luan? Ai është edhe më i mirë si person. Ai është nga brezi i Cancelos. Ai zgjat deri në moshën 35-36 vjeç.
Synimi i tij është këtu, më pyeti se si po shkojnë gjërat në Barcelonë, për motin, për taksat. I thashë se ishte mirë të vinte.
Nuk mendoj se Manchester City do të dorëzohet lehtë. Për 50 milionë euro do ta sillja. Dhe për 60-70 milionë. Ia vlen çdo qindarkë. Ai do të donte të vishte numrin 10. Është një numër shumë i rëndësishëm për klubin, nuk mund t’ia jepni askujt”,- tha Joao Felix.