Dy depuetë nga shtatë kanë votuar ditën e sotme Amnistinë Penale dhe amendamentin e Bardhit. Sipas të dhënave zyrtare nga votimi janë Ori Nebiaj dhe Eralda Tase. Grupi i Bashës sot ka marrë sinjalin e radhës të braktisjes dhe nga deputetët e tij.
Amnistia Penale u votua me shumicë të cilësuar, një votim që mungonte prej shumë kohësh, ku 116 deputetë votuan pro dhe dy kundër. Amnistia Penale u votua pas 4 muajve nga protestat në Kuvendin e Shqipërisë, pas marrëveshjes së ndodhur mes mazhornacës dhe opozitës. Nga ana tjetër u pranua dhe amendameti i Kreut të Grupit Parlamentar Gazment Bardhi mbi ndryshimet në nenin 3 që preknin dhe të dënuarit nga protesta.