Shumë pranë Greqisë dhe Italisë, Shqipëria po bëhet një nga vendet më tërheqëse për pushime në Evropë, shkruan Ella Glover në të përditshmen britanike “Metro”.
Ende i pacënuar, ky vend ballkanik me 2,8 milionë banorë është një nga destinacionet më të përballueshme në Evropë.
Me plazhe verbuese, peizazhe të bukura, kuzhinë të larmishme dhe vendas miqësorë, Shqipëria është e ngjashme me Greqinë – vetëm se këtu çmimet nuk janë të larta dhe vendi nuk është prekur ende nga turizmi masiv.
Xhevahiret në kurorën e kësaj parajse të Adriatikut janë Lukova dhe Ksamili, dy resorte në Rivierën Shqiptare me plazhe që industria e udhëtimeve (dhe TikTok) i kanë cilësuar si ‘Maldivet e Evropës’.
Në përgjithësi, popullariteti i Rivierës Shqiptare ka ardhur duke u rritur, pjesërisht falë statusit të saj si një destinacion i ardhshëm për muzikë dhe festivale.
Por, ndërkohë që Ksamili ka fituar vëmendje gjatë vitit të kaluar, Lukova mbetet goxha e pazbuluar.
Fshati është një udhëtim i shkurtër me varkë nga ishulli grek i Korfuzit dhe një orë me makinë nga Syri i Kaltër në jug, një burim i bukur malor që është një nga atraksionet kryesore të Shqipërisë.
Pasi të jeni çlodhur pranë ujit të pastër kristal ose duke përvetësuar historinë e gjallë të vendit, nuk do t’ju mungojnë aktivitetet e tjera për të bërë.
Ja çfarë duhet të dini për këtë perlë të fshehur…
Si të shkoni në Lukovë
Një nga mënyrat më të mira për të arritur në Lukovë nga Britania e Madhe është të fluturosh për në Korfuz dhe të kapësh tragetin për në Sarandë, me një kosto prej 26 euro për person.
Nga atje, është 25 minuta me makinë deri në Lukovë. Mund të marrësh me qira një makinë ose të kapësh një minibus që shkon në veri.
Ju gjithashtu mund të fluturoni për në Tiranë dhe të bëni katër orë me makinë deri në Lukovë ose të kapni autobusin, i cili zgjat rreth pesë orë.
Jugu i Shqipërisë ka një klimë mesdhetare, me verë të ngrohtë dhe dimër të ftohtë e me shi.
Koha më e mirë për të vizituar vendin është gjatë muajve të verës, nga qershori deri në shtator, kur temperatura arrin 30°C dhe uji është i përsosur për të notuar.
Ku të qëndroni në Lukovë
Udhëtimi në maj ose tetor, gjatë pikut të sezonit, është ideali nëse doni të kurseni para për akomodimin – me çmimet e hoteleve që fillojnë nga rreth 25 euro për natë në maj, krahasuar me 67 euro në gusht.
Përveçse hotelet janë më të lira në maj, fluturimet gjatë këtij muaji janë nga më të lirat gjatë gjithë vitit, veçanërisht nëse udhëtoni drejt Tiranës.
Megjithatë, nëse dëshironi të shkoni në muajt e verës, qershori është muaji më i lirë i sezonit të ngrohtë për të udhëtuar në Lukovë.
Çfarë të bëni në Lukovë
Para së gjithash, Lukova është një qytet bregdetar, kështu që ky është një nga atraksionet kryesore.
Plazhi i Lukovës është i pacenuar dhe njerëzit e duan atë. Nuk është çudi: Lukova është një nga të vetmet plazhe me rërë në këtë pjesë të Shqipërisë.
GLM në Tripadvisor shkroi: ‘Plazhi i Lukovës është një nga plazhet më të bukura në Shqipëri me rërë të bardhë dhe det të bukur të pastër blu/gjelbër.
Nuk është shumë i madh, por as shumë i vogël. Aty pranë ndodhen disa bare dhe restorante gjithashtu. Mali ndodhet saktësisht përballë jush.
Ndërsa një udhëtim në Lukovë është kryesisht për t’u çlodhur, ka gjëra të tjera për të bërë, të tilla si ecja në kishën e fshehur të Shën Premtes (Kisha e Shën e Premtes), e cila ndodhet në një kodër jo shumë larg qytetit kryesor të Lukovës.
Meqenëse Lukova është kaq lart, ka shumë vende për të parë perëndimin e diellit dhe për të shijuar mjedisin natyror.
Nëse ushqimi është i rëndësishëm për ju, ka disa restorante të shkëlqyera në Lukovë, si në plazh ashtu edhe në qytet.
Një restorant në plazh ndodhet në majë të një bunkeri të vjetër i cili u ndërtua nga komunistët gjatë Luftës së Ftohtë – një pjesë kyçe e historisë së Shqipërisë.
“High Beach Lukova” është një vend i mrekullueshëm për të parë perëndimin e diellit nga plazhi dhe Joni ofron një pamje të bukur të tij mbi det.
Këtu, ju mund të porosisni një pjatë të freskët me ushqime deti ose mish për me pak se 12 euro.
Në varësi të vendit ku shkoni në Shqipëri, mund të hani një vakt në një restorant të lirë nga 4 deri në 6 euro. Birra është gjithashtu e lirë, një shishe kushton rreth 3 euro.